Rreth Nesh
Mësoni pse ne jemi më të mirët në atë që bëjmë
dhe pse ne vlerësohemi si një nga më të mirët
për të punuar sot.
Historiku
Grupi Konecta, me qendër në Madrid, është lider global në shërbimin ndaj klientit dhe inovacionin dixhital. Me mbi 120,000 profesionistë të apasionuar që punojnë në më shumë se 30 gjuhë dhe 26 vende, ne operojmë në 4 kontinente, duke ofruar zgjidhje që krijojnë vlerë të qëndrueshme për klientët tanë.
Eksperienca
Konecta mbështet mbi 500 korporata të mëdha në 26 shtete në të gjithë Evropën dhe Amerikën, duke shfrytëzuar ekspertizën tonë lokale dhe globale, të ndërtuar mbi më shumë se 25 vite përvojë dhe mbi 120,000 anëtarë të stafit.
Fleksibiliteti
Prej disa vitesh, Konecta Albania ka zbatuar modelin e smartworking, i cili u ofron punonjësve mundësinë të punojnë nga shtëpia apo kudo që ndodhen. Çfarë ju nevojitet për t’u bërë pjesë? Dëshira dhe vullneti për të punuar — pjesën tjetër e marrim ne përsipër.
Çfarë na veçon ne?
- Vizioni
- Ndërtues Skuadrash
- Misioni
- Ambicia
-
Në botën e sotme që po ndryshon gjithnjë e më shumë, dixhitalizimi po arrin maturimin e tij dhe po ndikon në të gjithë sektorët e ndryshëm, të cilët po ri-shpikin vetveten akoma dhe më shumë për tju përshtatur këtij realiteti të ri. Në këtë mjedis të ri, klientët ndërveprojnë më shumë dhe ata presin më shumë përsa i përket përvojës me markat: Klienti është mbreti, Klienti është gjithçka.
-
Bashkë jemi më të suksesshëm. Diversiteti, gjithëpërfshirja dhe fryma e grupit, janë mundësi reale për familjen tonë të madhe. Ne jemi vendi ku gjithësecili ka mundësinë për t'u rritur profesionalisht, ku secili anëtar është i sigurt për veten dhe kontributin e tij.
Ne ftojmë këdo të bashkohet me skuadrën tonë sepse ne besojmë tek ti! -
Shërbimet tona, nga ndërveprimi me klientët dhe i procesit të konsultimit të tyre, janë të përqendruara plotësisht në një qëllim: ndihmimin e tyre për të maksimizuar vlerat me klientët. Duke patur njerëzit e duhur të specializuar dhe proceset teknologjike, ne jemi të veçantë në partneritetin e biznesit - ne jemi krijues: ne mendojmë dhe bëjmë. Ne i çmojmë të dyja dhe ky kombinim i frytshëm na bën më të mirë në punën tonë. Grupi ynë përbën një gjurmë ndërkombëtare me një ekspertizë të gjerë, të decentralizuar, lokale, për të qenë sa më afër klientëve tanë.
-
Ne dëshirojmë të transformojmë të tashmen në mënyrë që të projektojmë të ardhmen e biznesit dhe industrisë të klientëve tanë. Ne jemi prezentë globalisht në çdo vend, ku ne synojmë të njihemi si lideri i tregut në Ndërveprimin me Klientin dhe Menaxhimin e Proceseve.